Policia e Kosovës mohon akuzat se ka rrahur dy serbë në veri
Policia e Kosovës ka mohuar pretendimet se ka dhunuar dy persona gjatë një ndalimi në rrugën Izvor-Banjska, përkatësisht në komunën e Zveçanit, në veri të Kosovës.
“Deklarimet e ndryshme se kinse policia i ka rrahur dy prej këtyre personave nuk qëndrojnë dhe janë të pavërteta”, u tha në reagim, duke shtuar se gjatë këtij ndalimi nuk ka pasur sjellje joprofesionale policore.
Reagimi i Policisë së Kosovës vjen pasi Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, akuzoi policinë e Kosovës se ka keqtrajtuar dy minoren, të identifikuar me iniciale K.R dhe D.R, që tha se ishin vëlla e motër.
“Ata u rrahën brutalisht sonte në fshatin Zhitkovac, në komunën e Zveçanit, teksa po ngisnin një motor”, pretendoi Lista Serbe, duke akuzuar Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, se po “bën gjithçka për të dëbuar popullin serb”, dhe se komuniteti ndërkombëtar “nuk po bën asgjë për të mbajtur përgjegjës Kurtin”.
Policia tha se ngjarja ka ndodhur pasditen e 17 qershorit, kur një njësi patrulluese ka hasur në pesë persona të cilët po qarkullonin në rrugën Izvor Banjska me dy motër katërrotësh.
Sipas policisë, dy persona nuk kanë respektuar sinjalizimin e tyre për t’u ndalur dhe kanë ikur në një rrugë malore, por më pas policia ka hasur në ta.
“Kurse në një distancë prej rreth 350 metra, zyrtarët tjerë policorë kanë hasur personin e tretë, i cili kishte ikur në këmbë. Në atë lokacion është paraqitur edhe një femër, e cila ka deklaruar se është nëna e dy personave të ndaluar nga policia. Pas kontrollimit të personave dhe të mjetit motorit, si dhe pas realizimit të procedurave policore, të tre personat janë liruar”, shpjegoi policia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Marrëdhënia e tensionuar SHBA-Kinë, Blinken mbërrin në Pekin
- Krifca: Kompanitë hungareze, interes për investime në vajin e ullirit dhe peshkim
Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
- 12:56 Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës
- 12:48 Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 12:44 Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS
- 12:33 Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje