Krifca: Kompanitë hungareze, interes për investime në vajin e ullirit dhe peshkim

17 Qershor 2023 | 21:23

Shqipëria dhe Hungaria synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë midis dy vendeve, me fokus rritjen e investime, eksportin e vajit të ullirit dhe bashkëpunimin në fushën e peshkimit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca në takimin që zhvilloi në Tiranë me ministrin hungarez të Zhvillimit Ekonomik, Marton Nagy, vuri theksin në forcimin e partneritetit mes bizneseve të dy vendeve dhe krijimin e urave të reja të bashkëpunimit për  eksportin e vajit të ullirit dhe në fushën e peshkimit.

“Ndamë së bashku vullnetin për të forcuar partneritetin dhe nxitjen e investimeve në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural”  u shpreh ministrja.

Kompanitë hungareze kanë paraqitur interes të investojnë në Shqipëri në këto dy sektorë ndaj ministrja Krifca i ofroi bashkëpunim të plotë ministrit Nagy.

Takimi mes dy ministrave u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare që delegacioni hungarez  i kryesuar nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, zhvilloi të premten në Tiranë, ku u prit nga Kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të qeverisë shqiptare.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026