Qendrat e suvenireve në Gjirokastër në shërbim të turizmit: I njohim me traditat
Prej disa vitesh në zonën historike të Gjirokastrës, Aurel Hatika administron biznesin familjar të prodhimit dhe tregtimit të suvenireve dhe kryesisht të veshjeve popullore.
Së bashku me bashkëshorten Aureli i punon plot mjeshtëri kostumet popullore, të cilat tashmë janë të kërkuara edhe nga turistët që vizitojnë qytetin e gurtë. Ai shprehet se për çeljen e kësaj qendre artizanati janë nxitur nga dëshira për të ruajtur traditat e Gjirokastrës
“Ne na nxiti në radhë të parë që ne të trashëgojmë traditën sepse kishte filluar të humbiste sadopak. Duke menduar që vinin klientët në dyqan, sepse kemi edhe një atelje në qendrën poshtë, duke kërkuar klientët bëmë një jelek, bënin dasma, merrnin nga një element, duke parë këtë gjë ne vendosëm që ti futemi kësaj fushe dhe këta klientë që vijnë dhe i marrin mos ti marrin një e nga një por ta marrin veshjen të kompletuar, të jetë e gjithë veshja”,-thotë Aurel Hatika, administrator i një qendre artizanati.
Familja e Aurelit i përgatit suveniret dhe veshjet popullore në mënyrë tradicionale, për t’i tregtuar më pas për banorët dhe turistët. Janë vizitorët e huaj të cilët preferojnë më shumë punimet karakteristike dhe kostumet popullore.
“Këtu kostumet që kemi si përparësi i përgatisim vetë çdo gjë, dhe klientë vijnë lënë porosinë dhe ne i bëjmë, i lë një afat kohor sepse nuk bëhet në moment, kthehen pas ose dhe ja dërgojmë. Investimin nuk është se e merr këtë investim që hedh por të paktën është kjo gjëja e mirë që ne po e ruajmë traditën dhe siç na e kanë lënë dhe të parët t’ia u lëmë edhe ne brezave më mbrapa”,-shprehet Aureli.
Suveniret, veshjet popullore dhe punimet karateristike janë prezantuar në panairet brenda dhe jashtë vendit. Ka qenë mjeshtëria dhe talenti në realizimin e tyre që ka tërhequr vëmendjen e turistëve nga vende të ndryshme të botës.
” Kemi marrë pjesë në disa panaire edhe jashtë vendit, edhe brenda vendit dhe më e bukura ishte se në një ndër këto panaire, një turist amerikan ka ardhur ka porositur tek ne, ka marrë veshjen e Gjirokastrës të cilën e ka marrë në Amerikë me vete”,- shprehet ai.
Aureli mendon se biznese të tilla duhen nxitur dhe mbështetur pasi mbajnë gjallë traditat, transmetimin e tyre tek të rinjtë por ndikojnë edhe për sigurimin e të ardhurave ekonomike për familjet gjirokastrite.
“Patjetër që është gjë e mirë sepse në radhë të parë mbajmë traditën gjallë, u tregojmë edhe turistëve që meqenëse jemi edhe vend turistik, iu tregojmë vlerat tona turistëve, gjithashtu edhe për të mbajtur biznesin gjallë dhe mbajmë familjen me këtë punë”,-pohon Aureli.
LEXONI GJITHASHTU:
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi