Ambasadorja Kim takon Bashën: Partitë duhet të sigurojnë kandidatë të pastër për zgjedhjet e 25 prillit
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha kanë zhvilluar mbrëmjen e së shtunës një darkë në një prej lokaleve të kryeqytetit.
Në një postim në Twitter pas kësaj darke Kim shkruan se me Bashën diskutoi mbi rolin thelbësor të opozitës në demokraci, pikëpamjet e opozitës mbi çështjet kryesore dhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 Prillit.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara shprehet se të gjitha partitë duhet të sigurojnë kandidatë të pastër dhe se SHBA do të bëjë pjesën e saj për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri.
“Diskutuam rolin thelbësor të opozitës në demokraci, pikëpamjet e opozitës mbi çështjet kryesore dhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 Prillit. Të gjitha partitë duhet të sigurojnë kandidatë të pastër. SHBA do të bëjë pjesën e saj për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri”, shkroi ambasadorja e SHBA në Twitter.
Met w/DP Chairman @lulzimbasha_al tonight. Discussed the essential role of the opposition in democracy, opposition’s views on main issues, and preparations for April 25 election. All parties must ensure clean candidates. ?? will do its part to support free & fair elections in ??.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 19, 2020
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës