Përplasja me Kurtin, Nesturi: Rama ka duruar shumë, ka dëgjuar ofendime
Analisti Platon Nesturi komentoi në një intervistë për Euronews Albania, përplasjen Rama-Kurti lidhur me situatën në Veri të Kosovës.
Sipas Nesturit, është e dëmshme nëse krijohet një lloj retorike sikur Kurti është mbrojtësi dhe ndërkombëtarët ia kanë me hile Kosovës dhe akoma më e dëmshme retorika e konfliktit më Shqipërinë.
“Nuk mund t’ia kenë me hile ata që e kanë krijuar Kosovës dhe e kanë bombarduar Serbinë. Kjo mënyrë si po operon Kurti është shumë e dëmshme. Pse duhet krijuar një polemikë kaq e madhe me kryeministrin Rama për të krijuar një konflikt të dytë, një klimë e panevojshme. E ndoqa me shumë kujdes, nuk mendoj se Rama ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj Kurtit, madje kam parë të kundërtën. Kryeministri shqiptar arriti të pranojë pa dëshirën e tij të mos realizonte një takim me Kurtin. Është kërkuar takim para se të bëhej mbledhja mes dy qeverive”, tha Nesturi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg
Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët
Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec