VIDEO| Bebe Rexha goditet me telefon në fytyrë, këngëtarja gjunjëzohet në skenë

19 Qershor 2023 | 09:33

Këngëtarja Bebe Rexha u godit me një telefon në fytyrë të dielën, gjatë kohës që po performonte.

33-vjeçarja ishte duke kënduar në skenën e “The Rooftop” gjatë turneut të saj “Best F’n Night Of My Life”, kur një fans hodhi në drejtim të saj aparatin celular. Goditja në fytyrë e uli në gjunjë këngëtaren, e cila duket se ka pasur dhimbje të forta.

Nëna e Bebe Rexhës ka bërë me dije se ajo ka pasur tre qepje për shkak të goditjes.

Siç shihet në një video të publikuar në Twitter, artistja e veshur me rozë po i drejtohej pjesës së përparme të skenës, në momentin kur celulari fluturon me shpejtësi në drejtim të saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm i armatosur në jug të Tajlandës, vriten 5 anëtarë të forcave të sigurisë. Plagosen 6 persona

Pesë anëtarë të forcave të sigurisë tajlandeze u vranë dhe gjashtë civilë, përfshirë dy fëmijë të vegjël, u plagosën në një sulm në jugun e...
08:26 | 23/07/2026

Rusia kufizon transportin detar gjatë natës në portin e saj më të madh të mallrave pas sulmeve me dronë ukrainasë

Rusia ka vendosur një kufizim të përkohshëm gjatë natës për anijet që hyjnë ose dalin nga porti i Novorossiysk, thuhet se midis mesnatës dhe orës...
08:24 | 23/07/2026

Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live

Kryeministri britanik Andy Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet me muzikë live me 20% duke filluar nga prilli, tha...
08:16 | 23/07/2026