Cakaj takon ambasadorin e Kosovës në Holandë: Serbia ka nevojë për Gjykatë Speciale
Ministri i Jashtëm në detyrën, Gent Cakaj gjatë një vizite të tij në Holandë ka zhvilluar dhe një takim me ambasadorin e Kosovën në këtë vend, Lirim Greiçevci. Cakaj thotë se gjatë takimit ka biseduar për Gjykatën Speciale duke u shprehur se është Serbia që ka nevojë për një gjykatë të tillë dhe jo Kosova pasi krimet luftës në Kosovë janë hetuar e gjykuar nga UMNIK-u, EULEX-i, Tribunali i Hagës dhe drejtësia vendore.
Sipas tij, Gjykata Speciale, jo vetëm merr përsipër të hetojë e gjykojë sërish një palë që ka mbyllur llogaritë me drejtësinë ndërkombëtare por edhe e bën këtë në mënyrë të njëanshme duke vënë në shënjestër vetëm strukturat e UÇK-së.
“Krimet kundër njerëzimit, spastrimi etnik dhe gjenocidi i Serbisë në Kosovë, jo vetëm që nuk janë hetuar e gjykuar mjaftueshëm, por sot ato përgjithësisht nuk përmenden fare dhe bashkësia ndërkombëtare kryesisht qëndron e heshtur para tyre.
Për Tribunale Ndërkombëtare e Gjykata Speciale ka nevojë Serbia për të gjitha mizoritë e kryera në Kosovë, e jo Kosova për luftën e saj çlirimtare! Pavarësisht kësaj, duhet theksuar se historinë e Republikës së Kosovës dhe shqiptarëve, nuk mund ta shkruajë askush! Mbështetje e solidaritet i plotë i Shqipërisë me Kosovën në këto rrethana jo të lehta për krejt kombin shqiptar”, shprehet Cakaj.
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës