Rama: Nëse s’lirohen policët këtë javë, rikthehet akulli në marrëdhëniet me Serbinë

19 Qershor 2023 | 11:31

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me rrëmbimin e tre policëve në veri të Kosovës nga forcat serbe.

Kryeministri i ka vendosur ultimatum Beogradit se nëse këtë javë nuk lirohen policët e ndaluar që s’kanë kryer asnjë krim, atëherë në marrëdhëniet bilaterale mes Shqipërisë dhe Serbisë do të rikthehet akulli.

Rama shton në reagimin e tij se nëse do të ketë de-eskalim të situatës, atëherë e humbura e madhe do të jetë Kosova.

Ai shton se sa më shumë këmbëngul Kurti në qëndrimin e tij, aq më shumë rrezikohet të formohet një Republikë e KFOR-it në Veri të Kosovës.

REAGIMI I KRYEMINISTRIT RAMA:

Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra – që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit, s’kanë kryer asnjë krim – aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa! Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh, nëse ata nuk lirohen!

Nga ana tjetër, nëse de-eskalimi nuk ndodh, e humbura e madhe do të jetë Kosova – sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar! Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet duke rikthyer KFORin në krye të punës!

E atëherë, lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFORit në Veriun e Kosovës! Albin, dil nga guacka e vetëizolimit dhe mos e humb Veriun duke parë kudo armiq e tradhëtarë! Koha është tani dhe po fluturon!

 

LEXO GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026