“Kurti do luftë me çdo kusht”- Vuçiç kritika Perëndimit dhe kërkon lirimin e serbëve

19 Qershor 2023 | 09:54

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka kërkuar lirimin e serbëve të arrestuar nga Policia e Kosovës në veri ditëve të fundit. Ai ka thënë se ky është kusht për vazhdimin e dialogut. Ndërsa sa i përket ftesës së Borell për takim urgjent gjatë javës së ardhshme, ka theksuar se nuk ka vendosur ende.

Kreu i shtetit serb e bëri këtë deklaratë pas thirrjes nga Uashingtoni për lirim të pakushtëzuar të tre policëve, pasi ata po mbahen me akuza të rreme.

Aleksandar Vuçic ka akuzuar Perëndimin se i lejon gjithçka kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

“Këtu vijmë te vendimi thelbësor i vendeve perëndimore, për të cilin duhet të jemi të vetëdijshëm. Ata lejojnë pushkatimin e serbëve, keqtrajtimin dhe bullizmin e tyre; dhe Kurtit i lejohet gjithçka”, tha Vuçic, ndërsa shtoi se “Kundër Serbisë po zhvillohet një luftë hibride”.

Presidenti serb tha se ndërkombëtarët i thonë atij se Kosova “është shtet sovran” dhe se nuk mund ta ndalojnë. “Sido që të bëjmë, sado të mirë dhe konstruktivë të jemi, përpiqemi ta përmirësojmë pozicionin, të gjejmë zgjidhje, në thelb nuk do të na ndihmojnë kurrë. Jo, për asgjë. Për asgjë! Në fund, ata gjithmonë do të na thonë ‘epo nuk mund ta ndalojmë, është shteti sovran i Kosovës, nuk mund t’i ndalim veprimet e tyre’. Pra, pse jeni atje?”, tha Vuçic.

“Ai provokon, do konflikt, do luftë me çdo kusht”, tha ai, duke folur për Kurtin.

 

LEXO GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026