Masat e COVID gjatë festave, Andi Koraqi: Do të ketë ndryshime, do diskutohen në mbledhjen e radhës

21 Dhjetor 2020 | 06:38

Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi u shpreh në Euronews Albania se do të ndryshim të masave anti-COVID gjatë festave të fundvitit.

“Duke parë indikatorët besoj se do të kemi ndryshime. Megjithatë është për t’u diskutuar në mbledhjen e radhës”, u shpreh mjeku.

Z. Koraqi sqaroi se ende nuk mund të themi se saktësi se në Shqipëri po bie kurba e numrin të personave të infektuar. Ai theksoi se duhet parë në vazhdimësi nëse kjo rënie është e qëndrueshme apo jo.

“Ka disa ditë që duket sikur ka rënë numri i të infektuarve, në fakt kjo duhet të zgjasë dhe duhet shikuar edhe javës tjetër nëse është reale, apo është rastësi që numri i të infektuarve ka rënë. Ndoshta vjen si pasojë e afrimit të festave. Duhet parë në vazhdimësi nëse kjo rënie është e qëndrueshme apo jo. Pashë dje që numri i të shtruarve në spitale kishte rënë me rreth 20%. Nëse kjo është e qëndrueshme, kemi realisht një numër më të vogël të të infektuarve, kjo duhet parë në javët në vazhdim”, tha ai.

Në lidhje me mutacionin që ka pësuar virusi, studim ky i Britanisë së Madhe, mjeku tha se tashmë virusi është bërë më i transmetueshëm.

“Akoma nuk është se ka një studim të mirëfilltë, ku ka shënuar ose ku qëndron ky mutacion, çfarë ka shkaktuar tek virusi. Thuhet se virusi është bërë më i transmetueshëm, por nuk ka ndryshuar formën e tij klinike. Ajo që është më e rëndësishme është nëse virusi ka ndryshuar strukturën e tij antigjenike, nëse vaksinat që janë prodhuar janë të vlefshme”, tha ai.

Lexoni gjithashtu:

Lloji i ri i COVID-19 izolon Mbretërinë e Bashkuar, shtetet evropiane ndalojnë udhëtimet me britanikët

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026