“Nuk e tradhton Kurtin”, Xharra: Roli i Vjosa Osmanit është balancimi i raporteve
Gazetarja Arbana Xharra tha në një intervistë për Euronews Albania se Presidentja Vjosa Osmani ka një rol balancues dhe se vendimet që ajo merr janë në përputhje me Amerikën.
Ajo tha gjithashtu se presidentja në ansjë moment nuk “e tradhton” Kurtin, por ajo është e vetëdijshme për pasojat që dop të ketë në Kosovë nëse vazhdohet të mbahet qëndrim ndaj ndërkombëtarëve.
“Është një balancuese. Nuk e tradhton Kurtin. Është një balancim pasi ajo është e vetëdijshme për pasojat që do të ketë në Kosovë, nëse vazhdohet më këtë qëndrim në raport me ndërkombëtarët.
Në vitet e fundit është rritur edhe një aversion ndaj BE-së, ne kemi parë se sa shumë ka zgjatur vendimi për liberalizimin e vizave, janë dhënë shumë npremtime që nuk janë mbajtur e normalisht që Kurti ka një masë dhe një mbështetje të brendshme, sepse ka pakënaqësi.
Në anën tjetër unë javën e kaluar pata takim në Departamentin amerikan të shtetit dhe ata e shikojnë presidenten Osmani si një balancuese të kësaj situate”,-tha gazetarja Arbana Xharra.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 13:32 Rama publikon review negative për Kalanë e Rozafës: Uroj që prokuroria të veprojë ndaj shantazhuesve
- 12:50 Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtues mjetesh ujore në Vlorë
- 12:38 Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
- 12:30 Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
- 10:54 Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak
- 10:42 Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit