“A i lau duart Rama me Safet Gjicin?”, flet Hajdarmataj: E ka bërë me të gjithë…

19 Qershor 2023 | 22:57

Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj ishte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” për të folur rreth video-skandalit të kryebashkiakut të Kukësit.

I pyetur nëse me shkarkimin e Gjicit, kryeministri Rama “i lau duart” me Gjicin, Hajdarmataj tha se Rama ka vepruar njësoj siç ka bërë me të gjithë zyrtarët e tjerë të Partisë Socialiste që janë përfshirë në skandale të tilla.

“Fenomene të tilla ndodhin, nuk mbyllen me fenomenin e Gjicit. Nëse do analizojmë të gjitha veprimet që kanë ndodhur me zyrtarët në gjithë këto vite, në të gjitha rastet Edi Rama i ka larë duart siç i lan duart Edi Rama. Duke filluar nga Tahiri ku tha se përgjegjësia është individuale, pavarësisht se ishte ministri më rezultativ.

Po kështu i lau me Dakon që është në burg, ai tha se Dako është miku im por përgjegjësia është e tij, ashtu i lau edhe me Ahmetajn dhe Xhafën, me të gjithë bashkëpunëtorët e tij. Mendoj se 90% e tyre, të gjitha fenomenet, sidomos kur flas për Tahirin, nuk e ka bërë pa miratimin e Ramës, pasi një fenomen të tillë nuk e merr dot një ministër apo kryabashkiak pa miratimin dhe bekimin e kryetarit të qeverisë”,-tha Arben Hajdarmataj për Eruonews Albania.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026