VIDEO| Euronews futet brenda spitalit të MEK, konfirmohet në morg 1 person i vdekur
Gazetarja e Euronews Albania, Kloida Gjuzi, ishte brenda kampit të muxhahedinëve në brendësi të spitalit ku janë duke u trajtuar 36 persona që kanë mbetur të plagosur.
Në morgun e spitalit është konfirmuar se një person ka mbetur i vdekur.
Një nga mjekët e spitalit ka folur për Euronews Albania, ku tha se personi në fjalë ka ndërruar jetë si pasojë e problemeve respiratore pas përdorimit të gazit neutralizues.
“Sot në mëngjes u përballëm me një grup të madh të policisë shqiptare. Ata u përhapën në gjithë zonat e banimit; bënë presion te banorët dhe tentuan të marrin kompjuterët. Ata kanë përdorur këtë spraj me piper te njerëzit në mënyrë që t’i ndalonin për të bërë atë që po bënin, i dëmtuan, dhe një prej njerëzve tanë ka vdekur për shkak të lëndës neutralizuese me piper. Banorët kanë pasur probleme me sistemin e frymëmarrjes. Në fakt, më shumë se 200 njerëz, gra dhe burra kanë mbetur të plagosur rëndë. Njëri papritur vdiq për shkak të problemeve të rënda me oksigjenin. 3 të lënduar rëndë i dërguam në një spital tjetër,” – u shpreh mjeku.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.