“Grupi i Bardhit” kundërshton mbledhjen e Këshillit Kombëtar: Duke nisur nga sot…

20 Qershor 2023 | 16:42

7 deputetë të Partisë Demokratike, anëtarë të këshillit Kombëtar kanë kundërshtuar mbledhjen e zhvilluar, sot me vendim të kryesisë, duke e cilësuar “ilegjitime dhe falsitet antistatutor”.

Në një deklaratë për mediat ata shprehen se, “duke nisur nga sot do të ndërmarrin iniciativën për të kontaktuar individualisht dhe vlerësuar vullnetin e secilit anëtar legjitim të Këshillit Kombëtar mbi situatën në Partinë Demokratike dhe do të vazhdojmë përpjekjet për forcimin e Partisë Demokratike”.

“Pasi kemi marrë kopje të anëtarësisë së Këshillit Kombëtar të PD të depozituar dhe regjistruar në Zyrën e Regjistrit të Partive Politike pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe konfirmimin zyrtar të organeve përgjegjëse statutore, konstatojmë se Këshilli Kombëtar i PD ka aktualisht në detyrë 453 anëtarë nga 478 anëtarë gjithsej të dalë nga Kuvendi Kombëtar i PD datë 17 Korrik 2022. Me përgjegjësinë për të mbrojtur interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, konstatojmë se sot nuk ka pasur një mbledhje legjitime të Këshillit Kombëtar të PD. Duke e konsideruar antistatutor rezultatin e takimit të sotëm, për të shmangur një tjetër ngërç në PD, për të ndalur përçarjen e mëtejshme të Partisë Demokratike, si dhe për të garantuar forcimin e Partisë Demokratike, deklarojmë se: Duke nisur nga sot do të ndërmarrim iniciativën për të kontaktuar individualisht dhe vlerësuar vullnetin e secilit anëtar legjitim të Këshillit Kombëtar mbi situatën në Partinë Demokratike dhe do të vazhdojmë përpjekjet për forcimin e Partisë Demokratike, të bindur se aktet përçarëse, përjashtimet, njëanshmëria dhe nxitimi, nuk ndihmon në ringritjen e PD”, thuhet në deklaratën e firmosur nga deputetët Lefter Gështenja, Ramadan Likaj, Bledion Nallbati, Dashnor Sula, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Saimir Korreshi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026