“Kryesia më hoqi kompetencat”, Bardhi: U shkel statuti, refuzojmë Këshillin Kombëtar

19 Qershor 2023 | 15:23

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, tha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar, se kryesia e PD po shkel statutin duke cënuar legjitimitetin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

Ai u shpreh se nisur nga kjo që po ndodh në kryesinë e PD, 17 anëtarë të grupit parlamentar të PD refuzojnë të marrin pjesë në mbledhjen e nesërme të Këshillit Kombëtar.

“Vendimet e kryesisë së PD tregojnë nxitim, pasiguri dhe shkelje të statutit që nuk e zgjidhin situatën e PD. Si sekretar i përgjithshëm kam detyrimin t’i nënshtrohem shumicës në kryesi dhe tregova vullnet të plotë në zbatimin e vendimeve. Por kemi detyrë të denoncojmë çdo shkelje të statutit. Këmbëngulja për të zbatuar rregulla s’i shërbejnë askujt, as atyre demokratëve që mendojnë se nxitimi për të zgjedhur një kryetar do shpëtonte PD. Si sekretar i kam ngritur këto çështje prej ditësh. Pas kërkesës sime të vazhdueshme dhe refuzimit, të enjten u deklarua mbledhja e Këshillit Kombëtar, në datë 20, që e mirëpritëm. Pasi u njoha dje me vendimin, jam këtu të them se vendimi bie ndesh me statutin e PD; vendimi i kryesisë ia heq kompetencat Sekretarit të Përgjithshëm duke ia kaluar zyrtarëve që s’kanë asnjë përgjegjësi për Këshillin Kombëtar. Nisur nga kjo, 17 anëtarë të grupit të PD vendosën mospjesëmarrjen në mbledhjen e këshillit të PD nesër”, tha Bardhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026