“S’e prishim marrëveshjen me muxhahedinët”, Çuçi: Nëse rrinë, të zbatojnë ligjin

20 Qershor 2023 | 17:56

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi përjashtoi mundësinë e prishjes së marrëveshjes për strehimin e muxhahedinëve për qëllime humanitare.

I pyetur nga gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati, Çuçi u shpreh se marrëveshja do të vazhdojë, por paralajmëroi se anëtarët e MEK duhet të zbatojnë ligjin shqiptar sipas vetë marrëveshjes që ata kanë nënshkruar me qeverinë.

“S’kemi menduar të prishim marrëveshjen. Nëse ata do rrinë dhe i mbeten marrëveshjes për qëllimet humanitare ata janë në mbrojtjen tonë. Ajo që ndodhi ka të bëjë me zbatimin e një vendimi të gjykatës. Marrëveshja do vazhdojë, por sigurisht që duhet të ketë edhe një reflektim nga ata në lidhje me sjelljen ndaj institucionet shqiptare dhe zbatimin e ligjit në Shqipëri. Sepse me veprimet që bënë sot treguan se nuk janë gati të zbatojnë ligjet në Shqipëri. Por marrëveshja vazhdon, është për qëllime humanitare do i mbrojmë përderisa kemi marrë përsipër këtë gjë por presim edhe reagimin e tyre në lidhje me marrëveshjen që ata vetë e kanë nënshkruar, kanë firmosur vetë që do zbatojnë ligjet shqiptare kështu që duhet ta zbatojnë”, tha Cuçi.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026