Jo Tabu | Gazetarja Mimoza Koçiu: S’i lejoj vajzat të hapin rrjete sociale derisa të bëhen maxhorene
Jo vetëm sot, por gjithmonë ka qenë domosdoshmëri krijimi i një raporti të afërm mes mamasë dhe fëmijës. Sot në “Jo Tabu” gazetarja Mimoza Koçiu dhe vajza e saj adoleshente do të flasin për rrezikun, që iu kanoset të rinjve nga rrjetet sociale.
E veçanta e këtij tregimi është se të dyja vajzat e Mozës kanë respektuar rregullin familjar, që nuk lejohet hapja e adresave në Facebook e Instagram pa mbushur moshën 18 vjeç.
Sipas të dhënave në Shqipëri 16% e fëmijëve që bien pre e maniakëve seksual në komunikimin virtual i takojnë ata edhe në jetën reale. Grupmosha nga 15 deri në 17 vjeç është më e prekura nga shantazhet online.
Një nga problemet kryesore që hasin adoleshentët në internet janë maniakët seksualë. Edra tregon një episode se si maniakët seksualë gjurmonin vajza të mitura online.
“Ishte një person maxhoren që pretendonte sikur ishte 14 vjeçar dhe shihte si reagonin dhe ndërvepronin të tjerët me të. Aty doli që shumica ishin pedofilë. Kur i thoshte jam 14, ata i thonin është në rregull. Gjatë muhabetit i kërkonin foto që ta shihnin, pastaj vazhdonin disa mesazhe që nuk janë të përshtatshme,” – rrëfen Edra për “Jo Tabu”, emisioni që mbështetet nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullaten (UNFPA).
Bullizmin nuk e hasin vetëm fëmijët, por edhe të rriturit. Gazetarja Mimoza tregon kur ajo ka hasur bullizëm.
“Si gazetare me qëllon të bëj shkrime apo emisione. Më ka qëlluar në fakt kur shkruaja te “Gazeta Shqiptare” dhe kanë hapur pjesën e komenteve dhe secili nga ne i shikonte komentet dhe aty kam parë një bullizëm të paparë që shkonte në nivel personal,” – tregon gazetarja.
Një tjetër problem që kanë frikë prindërit për fëmijët është pornografi online e padëshiruar më të cilën ata përballen. Mimoza e ka gjetur zgjidhjen dhe ja sugjeron të gjithëvë.
“Antivirusi është zgjedhje shumë e mirë për këtë ja sugjeroj të gjithëve dhe është një shpenzim që ja vlen ta bësh,” – shprehet Mimoza Koçiu.
Ndërsa Edra ka hasur site gjatë lojërave online dhe ngre shqetësimin se është një problem serioz.
“Jo pornografi, por domethënë ato faqet e lojërave kur isha me e vogël që luaja rastisa që dilnin reklama që mendoj është shumë problem dhe duhet zgjidhur,” – thotë Edra.
Në fund mami Moza ka një këshillë për përdorimin e rrjeteve sociale.
“Ta përdorim rrjetet sociale por jo të na përdori ai ne të arrijmë ta dominojmë deri në fazët që na duhet ne,” – shprehet Mimoza.
Lexoni gjithashtu:
Jo Tabu | jep këshilla të vyera se si duhet të mbroheni në rrugë ose online nga dashakeqësit
Jo Tabu | Arbri rrëfen se homoseksualizmi vazhdon të jetë tabu në shoqërinë shqiptare
Jo Tabu | Gazetarja Anduela Ndreu: Nuk jam shoqe e vajzës, jam vetëm prind i saj
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet