Çoroditet trafiku ajror, varianti i ri i COVID, fluturimet shmangin destinacionet britanike
Konfuzion dhe dëshpërim midis mijëra udhëtarëve që donin të largoheshin apo të udhëtonin për në Mbretërinë e Bashkuar, pak ditë përpara Krishtlindjeve. Më shumë se 40 shtete kanë ndaluar udhëtimin për dhe nga Britania e Madhe pas shqetësimit të ardhur si pasojë e përhapjes së variantit të ri të COVID-19.
“Unë do t’i kaloj Krishtlindjet me familjen time, do qëndroj 2-3 javë dhe shpresoj se gjatë këtyre 2-3 javëve do të bëhet e mundur që të rikthehemi në Britani pa kufizime të mëdha”, thotë Michal Triowsky, pasagjer.
Fluturimet e atyre pasagjerëve që ishin rrugës për në Britani, ndryshuan destinacion.
“U nisa për të kaluar pushimet e Krishtlindjeve në Britani, u nisa nga Lindja e Mesme, ishte programuar që të mbërrija në Londër, por përfunduam në Dublin, dhe tani po mundohemi të shkojmë në Britaninë e Madhe”, tha Matthew Khazeni-Rad, pasagjer.
Agjencitë ajrore shprehën shqetësimin e tyre për sa i përket ndalim-fluturimit të vendosur për shkak të përhapjes së variantit të ri të virusit COVID-19
Situata aktuale përforcon edhe një herë nevojën urgjente për të pasur testim të të gjithë pasagjerëve. Qeveritë e të gjitha shteteve duhet të bashkëpunojnë për të siguruar kapacitetet e nevojshme në mënyrë që kufijtë të qëndrojnë të hapura për pjesën më të madhe të pasagjerëve që janë të shëndetshëm.
Varianti i ri i COVID-19 mendohet që të jetë rreth 70% më shumë i transmetueshëm se varianti paraardhës në Britaninë e Bashkuar.
Por kryetarja e Entit Rregullator të Medikamenteve në BE u shpreh se vaksina e Pfizer-BioNTech siguron mbrojtje edhe ndaj variantit të virusit të gjetur në Britani.
“Për momentin mund të themi se nuk ka asnjë të dhënë që të na sugjerojë se vaksina nuk do të funksionojë ndaj variantit të ri të coronavirusit”, u shpreh Emer Cooke, drejtoreshë ekzekutive e “EMA”
Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdon t’i bëjë apel shteteve që të rrisin numrin e testimeve si e vetmja mënyrë për të kufizuar përhapjen e virusit.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut