Xhaçka nga Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës: Do rindërtojmë Irpinin

22 Qershor 2023 | 09:23

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës 2023 (URC23), e cila u organizua bashkërisht nga Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina në datat 21-22 qershor 2023, në Londër.

Xhaçka theksoi se Shqipëria do të vijojë ndihmën e saj ndaj Ukrainës, teksa nënvizoi se duke mbështetur luftën për lirinë dhe të ardhmen e Ukrainës, po mbështesim të ardhmen e të gjithë globit.

“Shqipëria do të bëjë gjithçka mundet. Kryeministri Rama është zotuar, së bashku me Malin e Zi dhe RMV, të ndihmojnë në rindërtimin e Irpin. Ne do të ofrojmë mbështetje në nivel lokal, ashtu siç do të vazhdojmë me ndihmën tonë për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet, ose me ndihmën tonë në nivel diplomatik”, tha kryediplomatja shqiptare.

Konfernca e dytë për Ukrainën bashkoi qeveritë, shoqërinë civile dhe sektorin privat për të treguar mbështetje për rimëkëmbjen dhe prosperitetin ekonomik të Ukrainës. Në këtë event morën pjesë 60 vende, 40 prej të cilave u përfaqësuan nga krerët e shteteve dhe ministrat e Jashtëm. Përgjatë saj, Ministrja Xhaçka është takuar me homologë të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Mbretërisë së Bashkuar, Austrisë, Kroacisë, Azerbajxhanit dhe Moldavisë me të cilët ka diskutuar çështje të sigurisë dhe integrimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026