Situata në Kosovës, Xhaçka: Të ruhet qetësia, kam komunikuar me komandantin e KFOR
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me situatën në Kosovë, ku ditën e djeshme janë rrëmbyer nga forcat serbe 3 policë të Kosovës.
Në fjalën që ka mbajt në Kuvend, ajo bëri thirrje që të ruhet qe tërësia ndërsa shtoi se në lidhje me situatën ka komunikuar me komandantin e KFOR, dhe po presin përfundimet e hetimeve.
Më tej ajo theksoi nëse situata përshkallëzohet, do të rëndojë mbi Kosovën.
“Situata më e fundit me tre policët e kapur nga ushtria serbe, padyshim e ndërlikon më tej situatën dhe rrezikon t’i hedhë benzinë zjarrit. Ne kemi qenë në kontakt të ngushtë me të gjithë aleatët dhe partnerët për këtë ngjarje. Kam komunikuar edhe me komandantin e KFOR duke kërkuar vlerësimin e tij për çfarë ka ndodhur.
Jemi në pritje të përfundimit të hetimit apo të raportimit që do ti bëjë KFOR NATO-s, por ajo që mund të them në këtë pikë, është që është e domosdoshme që të ruhet qetësia. Dhe është po ashtu e domosdoshme që Qeveria e Serbisë të lirojë pa humbur kohë të tre policët. Lirimi i tyre do të ishte një kontribut i madh drejt uljes së tensioneve ndërkohë që i lëmë kohë KFOR-it, që ka përgjegjësi për ruajtjen e kufirit të Kosovës në veri, që të zbardhë gjithë çfarë ka ndodhur. Ne kemi bërë dhe po bëjmë përpjekjet tona aktive që lirimi i tre policëve të kufirit të ndodhë por ndërkohë jemi të qëndrimit që ata nuk kanë bërë absolutisht asnjë vepër penale apo nuk e kanë kërcënuar sigurinë kombëtare të Serbisë. Në të tilla raste, edhe të kalimit të kufirit dhe të hyrjes në një zonë e cila do të konsiderohej e Serbisë, nëse e tillë ka qenë ngjarja, sigurisht që nuk parashikon arrest por do të parashikonte një kthim pas dhe ky është qëndrimi ynë. Përpjekjet tona do të vazhdojnë për të bërë të mundur lirimin e tyre dhe kthimin e tyre pranë familjeve.
Por në bisedën që pata me komandantin e KFOR-it, ai ma bëri të qartë, që raporti që prodhohet ndahet vetëm me NATO-n dhe që si vend anëtar i NATO-s por jo vetëm, si vend që e ka Kosovën interes kombëtar, gjysmën e kombit të vet, Shqipëria duhet të mbajë një qëndrim konstruktiv, të vetmin qëndrim në fakt, që e çtensionon situatën dhe e mbështet realisht Kosovën. I kemi ndjekur po ashtu me shqetësim edhe deklaratat e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me targa serbe. Theksojmë se lëvizja e lirë është një pjesë shumë e rëndësishme e angazhimeve që kemi dhe që kanë marrë të gjithë vendet tona, edhe Shqipëria dhe Kosova përfshirë, në kuadër të CEFTA-s dhe në kuadër të punës për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, por edhe në kuadër të Procesit të Berlinit, ku liria e lëvizjes dhe e qarkullimit të mallrave është një nga shtyllat kryesore të tij.
Sipas raportimeve që kam marrë sot, qeveria e Kosovës ka sqaruar që nuk bëhet fjalë për masa tregtare ekonomike, por për masa sigurie. Mbetet të shohim se çfarë do të thotë kjo në realitet, por ne shpresojmë që kjo të mos ndodhë, pasi kjo vetëm sa do të përshkallëzonte më shumë situatën dhe do të dëmtonte ekonomitë e rajonit, por mbi të gjitha vetë ekonominë e Kosovës, por do ta dobësonte pozitën e saj edhe në sytë e aleatëve, të cilët kanë qenë dhe janë intensivisht të angazhuar për krijimin e tregut të përbashkët rajonal që është edhe shtylla kryesore e Procesit të Berlinit.
MEPJ e ka ndjekur me shumë vëmendje situatën e krijuar mbas mbajtjes së zgjedhjeve në katër komuna me shumicë serbe dhe masat vijuese të panevojshme dhe të dëmshme politikisht. Kryeministri Rama dhe Ministria e Jashtme kanë qenë të zëshëm për këto zhvillime dhe po ashtu kemi qenë në kontakt me faktorin ndërkombëtar, veçanërisht me ShBA dhe BE”, tha Xhaçka.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West