Avokati i Popullit zgjidhet brenda 20 korrikut, emrat e propozuar nga opozita

15 Qershor 2023 | 13:21

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se brenda 20 korrikut që është seanca e fundit e parlamentit për këtë sesion do të zgjidhet Avokati i Popullit.

Deri më tani në Kuvend janë mbështetur me firma të deputetëve të opozitës 3 emra për Avokat të Popullit.

Burime bëjnë me dije se emrat e mbështetur nga opozita janë Erald Aga, Besim Ndregjoni dhe Edison Frangu.

Një deputet mund të mbështes me firmë më shumë se një kandidat.

Duhen 28 firma deputetësh për të mbështetur një kandidaturë për avokat populli.

Që të zgjidhet Avokati i Popullit duhen të arihet konsensusi mes maxhorancës dhe opozitës, pasi kërkon një shumicë të cilësuar me 84 vota.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama nxjerr mesazhe nga një grup WhatsApp i organizatorëve të protestës: Ja objektivat e tyre

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale atë që ai e paraqet si një bisedë të pretenduar në një grup WhatsApp të organizatorëve të...
15:09 | 30/06/2026

“Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave

Agron Shehaj i është bashkuar turmës së protestuesve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Shehaj deklaroi për mediat se janë 6 protestues të arrestuar për...
14:40 | 30/06/2026

“Turp, turp”/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë, kërkojnë lirimin e të shoqëruarve

Policia shoqëroi Dritan Goxhaj dhe disa protestues të tjerë pas përplasjes me forcat e rendit në ambientet përreth Parlamentit. Pas këtij zhvillimi, një grup protestuesish...
14:26 | 30/06/2026