Legalizimi i marijuanës, ndryshimet në ligj, në RMV pas vitit të ri nis debati publik
Ky investim gjermano-polak në Maqedoninë e Veriut është vetëm një nga 57 impiantet e prodhimit të marijuanës. Interesi për këtë biznes po rritet dita-ditës për shkak të kërkesës në tregun global dhe raporteve për zgjerimin e fushës së përdorimit të tij në Maqedoninë e Veriut.
Këto bimë të riklasifikuara kohët e fundit nga Kombet e Bashkuara si një opium më pak i rrezikshëm, po rriten në afërsi të kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, duke pritur që një të ardhme të afërt Parlamenti të vendosë për fushën e përdorimit të tyre.
“Ne presim shumë nga ndryshimi i ligjit që është në proces prej më shumë se dy vitesh dhe do të na jap mundësinë për të eksportuar një lule si produkt përfundimtar”, thotë Zlatko Keskovski, menaxher në kompaninë e prodhimit të marijuanës.
Kërkesat e prodhuesve të marijuanës për përdorim mjekësor u mbështetën nga organizatat e shoqërisë civile duke kërkuar legalizimin e saj për përdorim rekreativ.
Vlerësimet e sektorit të biznesit tregojnë se ndryshimet në ligj që do të mundësojnë përdorim të gjerë të kësaj bime do të kenë një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.
“Unë mendoj kështu, nëse tregu legalizohet, turistët që do të jenë këtu për ta përdorur atë. Vetëm nga legalizimi Maqedonia do të fitojë rreth 100.000. 000 euro në vit”, shprehet z. Keskovski.
Së fundmi Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se qeveria po konsideronte miratimin e një ligji për të rregulluar përdorimin më të gjerë të marijuanës.
“Ne jemi duke planifikuar ndryshime thelbësore në ligj. Së pari për të lejuar eksportimin e luleve, e cila nuk është e përcaktuar qartë në ligjin aktual.
Por, gjithashtu, në anën tjetër ekziston kjo ide për të hapur një debat publik në shoqëri për të përfshirë çdo palë të interesuar për të diskutuar depenalizimin dhe dekriminalizimin e kanabisit dhe sigurisht edhe legalizimin e përdorimit”, është shprehur Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë në RMV.
Qeveria socialdemokrate e kryeministrit Zoran Zaev ka shprehur gatishmëri për rregullimin ligjor të përdorimit më të gjerë të marijuanës, por versioni përfundimtar i ligjit të ri do të varet nga debati publik i cili pritet të fillojë menjëherë pas Vitit të Ri.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta