Gjeopolitika bërthamore, si po ndikon energjia atomike në ekuilibrat botërorë
Për dekada me radhë, kundërshtimi i energjisë bërthamore dhe paralajmërimet për incidente me pasoja madhore ishin pjesë e jetës publike. Lëvizja anti-bërthamore nuk e kishte menduar kurrë se BE-ja do ta klasifikonte këtë formë të gjenerimit të energjisë si miqësore me ambientin.
Energjia bërthamore dhe ndërtimi i impianteve përkatëse janë gjithashtu mjete për influencën gjeopolitike. 11 impiante bërthamore po ndërtohen aktualisht në Kinë. Vendi aziatik synon të gjenerojë sasinë më të madhe të energjisë atomike brenda 2030-s.
Rusia ndërkohë ofron ndërtimin e impianteve kryesisht jashtë vendit, gjë të cilën po e bën në Indi dhe Turqi, mes të tjerash.
“Rusia ka një industri bërthamore funksionale, në gjendje t’i ofrojë produkte dhe shërbime botës, gjë që i jep avantazhin e integrimit në zinxhirin e furnizimit. Me pak fjalë, e nxjerr uraniumin nga minierat, e pasuron atë, ndërton centrale atomike, riciklon karburant dhe është e vetmja që i ofron këto shërbime. E përmbledhur, unë ndërtoj impiantin tënd dhe kujdesem për gjithçka”, deklaron profesori Philippe Copinschi, nga Shkolla për Çështjet Ndërkombëtare nw Paris.
Në Bashkimin Evropian, Franca prodhon deri tani shumicën e energjisë atomike, e tejkaluar vetëm nga SHBA dhe Kina.
“Konkurrenca për energjinë atomike po bie gjithnjë e më shumë. Çmimet e elektricitetit nga burimet e rigjenerueshme si energjia diellore dhe era, po bien. Në ditët e sotme kushton më pak të prodhosh elektricitet nga era sesa nga impiantet bërthamore”, tha Copinschi.
Aktualisht, rreth 10 për qind e elektricitetit të gjeneruar në mbarë botën vjen nga impiantet atomike. Në majë është energjia e siguruar nga qymyri.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West