Gjykata Kushtetuese rrëzoi qeverinë, Hoti: Kuvendi të mos shpërndahet pa miratuar buxhetin e vitit 2021
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për herë të parë publikisht pas rrëzimit të qeverisë nga Gjykata Kushtetuese. Ai tha se qeveria në detyrë do të kryejë të gjitha funksionet shtetërore, ndërkohë bëri thirrje që Kuvendi të mos shpërndahet pa miratuar buxhetin e vitit 2021.
“Ne do të kryejmë detyrën tonë si qeveri në detyrë. Tani është obligim kushtetuese të ndiqen procedurat për shpalljen e zgjedhjeve brenda afateve kushtetuese. Ne do t’i kryejmë detyrat tona në rrethana të reja pas këtij vendimi. Dua të siguroj qytetarët, partnerët tanë, bizneset, që ne do të jemi në krye të detyrës, sidomos sa i takon në menaxhimin e situatës në pandemisë, në të cilën kemi treguar rezultate të mira.Unë para jush bëj thirrje që Kuvendi të mos shpërndahet pa miratuar buxhetin për vitin 2021.Kam mbajtur një takim edhe me bizneset dhe kërkesa e tyre është që ky buxhet të votohet. Pres që Kuvendi të miratoj buxhetin.Të mos pengohet puna deri në formimin e qeverisë së re”, tha Hoti.
Shefi i qeverisë në detyrë tha se vendimin e Gjykatës Kushtetuese do ta respektojë pa asnjë diskutim.
“Jeni në dijeni që vendimi i Gjykatës është bërë publik, e pranoj këtë vendim dhe do ta respektoj pa asnjë diskutim”, ka thënë Hoti.
Teksa iu përgjigj interesit të medias për rrugëtimin politik të kryetares së Kuvendit, kryeministri në detyrë i Kosovës tha se znj. Osmani tashmë e ka bërë zgjedhjen e saj.
“Ne po i bëjmë të gjitha përgatitjet për të shkuar në zgjedhje. Sa i përket znj.Osmani, ajo e ka bërë zgjedhjen e saj. Unë mendoj se ajo i ka ndarë rrugët përgjithmonë. Kjo është qeveri në detyrë, asnjë funksion shtetëror nuk do të mbetet prapa”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Kosova shkon në zgjedhje të reja, Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë “Hoti”
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus