VIDEO| Bombardohet ura e Krimesë, Moska akuzon Kievin
Teksa kundërofensiva e Ukrainës vijon, Moska ka akuzuar të enjten Kievin se ka bombarduar urën në Krimenë e pushtuar me një raketë të prodhimit britanik. Nga shpërthimi nuk ka pasur viktima, por struktura është dëmtuar rëndë. Ukraina nuk e ka konfirmuar përgjegjësinë.
Gjithçka erdhi teksa Kievi pranoi se progresi i tij në dëbimin e trupave ruse nga Donjecku dhe Zaporizhia po vazhdon me ngadalë. Trupat vendase kanë rimarrë nën kontroll fshatra të shumtë, por çdo fitore është shoqëruar me humbje të mëdha.
Nisur nga kjo, kancelari gjerman u ka bërë thirrje fuqive perëndimore të rrisin ndihmën ushtarake për Ukrainën në samitin e ardhshëm në Vilnius.
“Paralelisht, ne po punojmë me partnerët tanë të grupimit G7, BE-së dhe Ukrainës për një angazhim efikas dhe afatgjatë në fushën e sigurisë. Qëllimi ynë është i dyfishtë: t’i ofrojmë Ukrainës mbështetje ushtarake dhe në të njëjtën kohë të përforcojmë fuqinë e saj ekonomike në mbrojtjen nga agresioni rus”,- tha Olaf Scholz, kancelar i Gjermanisë
Por edhe Rusia po përjeton humbje të mëdha dhe presidenti Putin ndodhet nën presion për të reaguar. Kreu i grupit të mercenarëve “Wagner” i ka bërë thirrje kreut të Kremlinit që të zgjerojë mobilizimin ushtarak, gjë që ai ka ngurruar ta bëjë deri më tani.
Krahas kësaj, Moska ka hedhur poshtë deklaratat e presidentit ukrainas Zelensky se Rusia po planifikon një sulm ndaj impiantit bërthamor të Zaporizhias.
LEXONI GJITHASHTU:
Sulmet izraelite në Liban vrasin 12 persona, përfshirë oficerë të lartë
Komanda Qendrore e SHBA-së: Ushtria amerikane rrëzoi 2 dronë iranianë mbi Ngushticën e Hormuzit
Hegseth kritikon ashpër politikën evropiane të emigracionit: Plazhet janë pushtuar nga ideologji të rrezikshme
- 12:14 Një tërmet i fortë godet Athinën, sa ishte magnituda
- 12:10 Ishte denoncuar i humbur, gjendet i pajetë në lumin Mat ish-efektivi i Gardës, Flamur Kolmarku
- 12:09 Zgjedhjet në Kosovë, Haxhiu voton: Sa më e lartë të jetë pjesëmarrja, aq më e fortë është demokracia jonë
- 11:56 Vrasja e Klevis Lleshit, GJKKO lë në burg të ekstraduarin nga Italia, Sajmir Kolaverin
- 11:49 Aksidenti fatal ku humbi jetën futbollisti Fatjon Bunjaku, Policia zbardh detajet dhe shkakun e ngjarjes
- 11:32 “Po me Paketën e Maleve ç’kanë Flamingot e Bulevardit”, Rama: S’do ta ndalim zhvillimin drejt turizmit botëror