‘Ndizet’ merkatoja| Tonali drejt Premier League, Neymar e Busquets drejt Arabisë
Evropa po has një konkurrencë të jashtëzakonshme me Arabinë Saudite sa i përket merkatos së transferimeve, me yjet të cilët dalëngadalë largohen nga kontinenti i vjetër.
Shumat e mëdha të parave të ofruara kanë bërë që lojtarë si Ronaldo apo Benzema të pensionohen atje. Pavarësisht investimit të madh të bërë, ka nga ata lojtarë të cilët nuk dëshirojnë të pensionohen kaq shpejt, si Heung Min Son, Modric, Bernardo Silva apo Wilfried Zaha. Pavarësisht ofertave në drejtim të tyre, do të qëndrojnë në elitë.
Sipas mediave europiane, lojtarë si Neymar, Busquets, Brozovic, Lukaku apo Morata kanë rënë dakord për një kalim në botën arabe. Zijech ka zyrtarizuar transferimin tek Al-Nassr, Mendy e Mahrez te Al Ahli, ndërsa të tjerë priten së shpejti.
Premier League angleze edhe pse një ritëm më të ulët vijon të transferojë lojtarë, konkretisht ekipe si Man City, Man Utd, Liverpool apo Newcastle. Këta të fundit janë pranë zyrtarizimit të mesfushorit Sandro Tonali. 23-vjecari qëndroi për 3 sezone në Milano, ndërsa tanimë synon kalimin në Angli. Kështjellarët kanë ofruar 70 mln euro, ndërsa kalimi i yllit Italian në ishull është çështje ditësh.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale