Analisti: Bllokada serbe, jo vetëm për kamionët nga Kosova, por edhe për shqiptarët

22 Qershor 2023 | 19:10

Analisti Muhamet Hajrullahu tha në një intervistë për Euronews Albania se Serbia gjatë ditëve të fundit ka bllokuar jo vetëm kamionët që vijnë nga Kosova për në Serbi, por edhe kamionë shqiptarë me mallra serbe.

Ai përgënjeshtroi lajmin e përhapur se diaspora e Kosovës ka anuluar udhëtimet në Kosovë për shkak të situatës në Veri.

“Është edhe një fakt kam shumë informacion që gjithashtu edhe kamionët që kanë shkuar nga Shqipëria dhe kanë kaluar nga Kosova, që janë bllokuar nëse janë me mallra serbe. Gjithashtu, u tha që diaspora e Kosovës ka anuluar të gjitha udhëtimet për në Kosovë për shkak të trazirave dhe në Serbi, që ishte e pavërtetë pasi organizata Germin e mohoi që diaspora ka anuluar udhëtimet në Kosovë për pushime”, tha analisti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026