Tensionet në Veri| Kurti dhe Vuçiç në Bruksel, BE jep detaje për takimet

Takimi Kurti-Vuçiç
22 Qershor 2023 | 13:40

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ndodhen këtë të enjte në Bruksel, ku do të takohen me shefin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, si dhe të Dërguarin e Posaçëm për Dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.

Takimet pritet të mbahen duke filluar që prej orës 14:00 të pasdites së sotme. Ndërkohë që në njoftimin zyrtar të BE-së nuk bëhet me dije se do të ketë një takim mes Kurtit dhe Vuçiç.

“Diskutimet do të fokusohen në gjetjen e mënyrave për të de-përshkallëzuar tensionet aktuale në mënyrë që t’i rikthehet zbatimit të Marrëveshjeve të Dialogut, në veçanti Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, thuhet në njoftim.

Kryeministri i Kosovës njoftoi një ditë më parë se pas vizitës zyrtare në Vatikan, do të shkonte në Bruksel në kuadër të normalizimit të situatës në Veri. Sakaq edhe presidenti Vuçiç, pranoi të shkoj në Bruksel, por tha se nuk do të pranojë të ketë takim me Kurtin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026