Vuçiç pranon ftesën në Bruksel, por pa Kurtin: S’ka kuptim, ai vetëm na jep leksione

22 Qershor 2023 | 09:30

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka bërë të ditur se i ka thirrur për një takim urgjent në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për të gjetur një rrugëdalje për situatën e tensionuar.

Nëpërmjet një njoftimi në Twitter, Borrell ka thënë se është nevojë urgjente për de-eskalim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri të Kosovës.

“I kam thirrur liderët e Serbisë dhe Kosovës në Bruksel për takime urgjente, për të gjetur rrugën e daljes nga kriza aktuale. Ne kemi nevojë për de-eskalim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës. Kjo është parësore për rajonin dhe BE-në”, ka shkruar kete mengjes  Borrell.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pranuar të takohet me presidentin serb Aleksander Vuçiç në Bruksel.

Këtë ai e ka bërë të ditur të mërkurën, teksa sot është në një vizitë zyrtare në Vatikan.

Pas vizitës në Selinë e Shenjtë Kurti do të udhëtojë drejt Brukselit.

Kurti ka treguar se kërkesa e tij do të jetë lirimi i tre policëve kosovarë të rrëmbyer nga forcat serbe, më 14 qershor, brenda territorit të Kosovës.

“Përcaktoj itinerarin tim për të shkuar në Bruksel nga Roma nesër, duke konfirmuar pjesëmarrjen time në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga HR/VP Borrell. Do të insistoj për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, de-eskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Vizitën e Kurtit në Vatikan, ku do të takohet me Papa Françeskun, e ka konfirmuar edhe zyra e kryeministrit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka vendosur ta pranojë ftesën e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, për të shkuar në një takim urgjent në Bruksel. Por ka shtuar se nuk do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Do të shkoj në Bruksel të flas me Borellin një orë, dy deri në dhjetë orë; nuk kam punë me Kurtin, nuk do të flas me Kurtin, sepse të flasësh me të nuk ka kuptim. Ai na jep leksione për filozofinë, pak për Marksin dhe kaq. Gjithçka tjetër ka të bëjë me persekutimin e serbëve dhe ligjëratat për çështjet e brendshme politike në Serbinë qendrore”, ka thënë Vuçiç.

Ndërmjetësi i Bashkimit Europian në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha se takimi për menaxhimin e krizave në Bruksel do të mbahet pavarësisht deklaratave të liderëve të të dyja vendeve.

“Nëse do të refuzohej, do të kishte pasoja serioze dhe negative”, tha ai në një debat të zhvilluar nga Këshilli i Atlantikut në Washington, ku pjesëmarrës ishte edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajçak shtoi se takimi që deklaroi, do të mbahet shumë shpejt; do të fokusohet vetëm në menaxhimin e krizës aktuale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR

Gjatë një raportimi live nga Turqia për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha, solli detaje nga Samiti i NATO-s në...
22:02 | 08/07/2026

Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, bëri të ditur se u bë korrigjimi në reklamën e Air Serbia, në  të cilën  Republika e Kosovës...
20:20 | 08/07/2026

Prattipati përsërit thirrjen: Kosova të furnizohet me gazin e lëngshëm natyror amerikan

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, përsëriti thirrjen e saj që Kosova të diversifikojë furnizimet e saj me energji me...
19:15 | 08/07/2026