Mbreti i tryezës së fund vitit, tregtarët: Çmimi i gjelit të detit s’ka ndryshuar, rriten blerjet
Pas më shumë se gjashtë muajsh përkujdesje, mbreti i tryezës së fund vitit është gati për t’u tregtuar. Baldushku është një nga zonat më të njohura në Tiranë për rritjen dhe shitjen e gjelave të detit. Tashmë prej ditësh banorët kanë dalë buzë rrugëve për të shitur shpendin më të kërkuar të festave të fund vitit.
78-vjeçari Bajram Balla na tregon se këtë vit, ndryshe nga sa pritej kërkesat për blerje po shtohen.
“Sivjet ka prioritet më shumë gjeli për arsye se janë duke festuar nëpër shtëpia Vitin e Ri, nuk i bëjnë më festat nëpër lokale, edhe ka më shumë blerje, ka më shumë shitje”, shprehet ai.
Prej më shumë se 20 vitesh Bajrami merret me tregtimin e gjelave të detit, punë e cila nuk është aspak e lehtë.
“Ne jemi mësuar tani se nuk kemi çfarë bëjmë, këtu terreni është shumë i pastër, ka cikore ka jonxhë. Ne jo se fitojmë ndonjë gjë të madhe, ka shumë shpenzime, ta dish sesa misër kam bërë me këto pula ti habitesh. Madje më thotë plaka ndonjëherë se më mirë shesim misrin se nuk po na e leverdis më me pulat e detit se kanë shpenzime të mëdha”, tregon Bajrami.
Çmimi i gjelit të detit sipas banorëve të Baldushkut nuk ka ndryshuar. “Unë çdo vit 8 mijë lekë i kam shitur (kilogramin), një pjesë i kam porosi nëpër klientë që i marrin çdo vit, një pjesë i shes këtu. Çdo vit, viti i ri fillon te datat 25, 26, 27, 28 këto janë pesë ditë që ka kërkesa”, tregon Idajet Allmuça.
Në pritje të këtyre datave banorët çdo ditë në tokat e tyre reklamojnë shpendin e preferuar të qytetarëve për tryezën e fund vitit.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)