KED interviston dy kandidatët për anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese

22 Dhjetor 2020 | 17:20

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi intervistoi ditën e sotme dy kandidatë për vendin vakant të anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, i cili i takon të zgjidhet nga Presidenti.

Në mbledhjen që KED-ja zhvilloi sot, intervistoi Aleksandër Tomën dhe Përparim Kalon. Ata iu përgjigjën pyetjeve nga anëtarët e KED-së, ndërkohë që më pas Këshilli vendosi ta shtyjë për ditën e mërkurë publikimin e renditjes së dy kandidatëve në fjalë.

Kujtojmë se pas renditjes së pikëzimeve të dy kandidatëve Toma dhe Kalo, lista do t’i kalojë Presidentit Ilir Meta për të vendosur përfundimisht se kush do të jetë anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026