BE paralajmëron Twitter: Zbatoni rregullat evropiane, ndryshe do t’ju bllokojmë
BE e ka çuar paralajmërimin mbi përmbajtjen e Twitter në selinë qendrore të rrjetit social në San Françisko. Akti i Shërbimit Digjital i bllokut do të hyjë në fuqi në gusht dhe u kërkon platformave teknologjike të kontrollojnë përmbajtjet e rrezikshme.
Komisioneri i BE-së për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton zhvilloi bisedime online me pronarin e Twitter, Elon Musk.
“Misioni im është të sigurohem që nga 25 gushti, ata do të respektojnë ligjin tonë, ose nuk do të mund të veprojnë më në Evropë. Aktualisht, ata duan që të vazhdojnë veprimin”, -tha Thierry Breton, komisioner i BE për Tregun e Brendshëm.
Breton do të zhvillojë bisedime mbi rregullat e reja edhe me bosin e “Meta”, Mark Zuckerberg. Por takimi me Musk ishte i veçantë për shkak të lëvizjeve të fundit të Twitter, që ka lehtësuar publikimin e materialeve në rrjetin social.
Kompanive të teknologjisë do t’u duhet të investojnë për të krijuar grupe të posaçme kontrolli, në një kohë kur ato po shkurtojnë stafet e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin