S’kishin paguar gjobat, policia kontrollon 932 mjete dhe motomjete
Policia rrugore në Tiranë ka zhvilluar sot kontrolle për 932 mjete dhe motomjete të cilat nuk kanë paguar gjobat e vendosura më herët ndaj tyre.
Nga kontrollet e bëra, ka rezultuar se 102 prej tyre e kanë kaluar afatin e shlyerjes së masës administrative dhe ndaj tyre do të kryhen veprimet proceduriale nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor.
Ndërkohë policia ka njoftuar se plani operacional do të vazhdojë dhe në ditët në vijim.
“Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatet në varësi të DVP Tiranë, ditën e sotme, në zbatim të planit operacional për kontrollin e automjeteve dhe motomjeteve që qarkullojnë ndërkohë që kanë disa masa administrative të pashlyera, kanë ngritur pika kontrolli me qëllim evidentimin e drejtuesve të këtyre mjeteve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Gjatë ditës të sotme, janë kontrolluar në total 932 mjete dhe motomjete. 102 prej tyre kanë rezultuar se kanë kaluar afatin njëmujor të shlyerjes së masave administrative dhe po kryhen veprimet procedurale nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor, ndërsa janë këshilluar për shlyerjen e tyre, drejtuesit e automjeteve që janë brenda afatit njëmujor”,-thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë