Trafikuan 1 ton kokainë, shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës, shumica shqiptarë
Një rrjet trafikantësh droge të përbërë kryesisht nga shqiptarë është shkatërruar gjatë një operacioni të përbashkët Eurojust dhe Europol, të cilat kanë mbështetur autoritetet gjyqësore dhe ligjzbatuese në Gjermani, Itali dhe Holandë.
35 persona të dyshuar u arrestuan gjatë megaoperacionit ndërsa u kontrolluan 51 vende.
Më shumë se 600 oficerë policie morën pjesë në operacion dhe rrjeti kriminal dyshohet se është përgjegjës për kontrabandën e madhe të kokainës dhe kanabisit nga Amerika e Jugut në Evropë dhe shpërndarjen e saj të mëtejshme në të gjithë Bashkimin Evropian, njoftoi Europol.
Trafikantët e drogës zotëronin një flotë të madhe automjetesh të pajisura me ndarje të sofistikuara të fshehura, telefona celularë të pajisur me aplikacione mesazhesh të koduara dhe shërbime të tjera.
Sipas hetimeve, në periudhën mars 2020 deri në qershor 2021, rrjeti kriminal ka importuar të paktën 36 herë mallra në total prej një ton kokainë dhe një ton hashash.
Këto substanca do të sillnin më shumë se një miliard euro në tregun e shpërndarjes.
Gjatë hetimeve u sekuestruan më shumë se një milion euro para të gatshme.
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor