Kreu i Wagner zotohet të rrëzojë udhëheqësit ushtarakë rusë

24 Qershor 2023 | 08:16

Kreu i grupit mercenar rus Wagner është zotuar të “shkojë deri në fund” për të rrëzuar udhëheqjen ushtarake të Rusisë, disa orë pasi Kremlini e akuzoi atë për “rebelim të armatosur”.

Yevgeny Prigozhin tha se luftëtarët e tij Wagner kishin kaluar kufirin nga Ukraina në Rusi, duke hyrë në qytetin e Rostov-on-Don.

Prigozhin tha se njerëzit e tij do të shkatërronin këdo që do të qëndronte në rrugën e tyre.

Guvernatori lokal u bëri thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të qëndrojnë brenda.

Prigozhin pretendoi se forcat e tij kishin rrëzuar një helikopter ushtarak rus që “hapi zjarr ndaj një kolone civile”. Ai nuk dha një vendndodhje dhe pohimi nuk mund të verifikohej menjëherë.

Grupi Wagner është një ushtri private mercenarësh që ka luftuar përkrah ushtrisë së rregullt ruse në Ukrainë.

Tensioni është rritur mes tyre për mënyrën se si është zhvilluar lufta, ndërsa Prigozhin që ka lëshuar kritika të zëshme ndaj udhëheqjes ushtarake të Rusisë muajt e fundit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026