Petkoviç akuzon Kosovën se i “mbolli” armët në operacionin në Veri
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, i ka akuzuar të shtunën autoritetet e Kosovës se i kanë “mbjellë” armët e gjetura në aksionin në veri të Kosovës, më 23 qershor.
Në një konferencë për media, Petkoviç ka thënë se armët, të cilat Policia e Kosovës i ka gjetur në afërsi të Komunës së Zveçanit, janë konfiskuar më herët në aksionet për çarmatimin e qytetarëve në Kosovë.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë më 23 qershor se “është parandaluar një sulm terrorist”, falë angazhimit intensiv të njësiteve speciale të Policisë së Kosovës.
Sipas tij, rreth 100 metra nga komuna e Zveçanit është identifikuar një veturë me targa të Beogradit, e cila ka pasur sasi të mëdha armësh, mjete shpërthyese dhe municione.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës