Vështirësitë e transportit urban në Bashkinë e Vorës

24 Qershor 2023 | 12:50

Pjesë e tematikave të emisionit Rinvote në Euronews Albania ishte dhe transporti publik në bashkinë e Vorës, përfshirë ndryshimet e bëra ndër vite por dhe përmirësimet që nevojiten. Zv. Ministri i Brendshëm Julian Hodaj, tha se ka një rritje të numrit të linjave që e lidhin me kryeqytetin. Ai shtoi se ka gjithashtu rritje të stacioneve të urbanëve të transportit publik, si dhe rritje e cilësisë së urbanëve.

“Kemi 58 km korsi biçikletash të shtrira në të gjithë Tiranën dhe ka një lidhje kapilare ndërmjet Tiranës qendër dhe periferisë në mënyrë që të gjithë të joshen të mos përdorin më makinën.

Transporti urban është rritur nga 2015-a që kur është fituar nga Partia Socialiste Bashkia Tiranë.

Janë shtuar tre linja të reja, është rritur numri i stacioneve, është rritur numri i stacioneve dhe janë krijuar lehtësime të tjera për konsumatorët. Janë shtuar linjat ndërqytetase. Në harkun e 8 viteve janë shtuar 32 linja të reja, ndërqytetëse që lidhin Tiranën me Vorën dhe me zona të tjera”, tha Hodaj.

Sakaq përfaqësuesi i Partisë Demokratike në panel, deklaroi se ka vetëm një linj të transportit publik që lidh Vorën me kryeqytetin. Ai shtoi se linja që lidhte Tiranën me Bërxullën nuk funksionon më, duke rritur vështirësit e komunitetit loakl aty për të patur akses që të vijnë me urban në kryeqytet.

“Tiranë-Vorë është vetëm një linjë, ka qenë një linj tjetër Tiranë-Bërxullë e cila ndihmonte shumë gjysmën e domjes dhe Bërxullës, pasi banorëve u kalonte urbani tek shtëpia dhe nuk detyroheshin të dilnin deri në autostradë të merrnin urbanin e Vorës, por dhe ajo u hoq”, tha ai.

Zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, u ndal dhe te siguria rrugore, ku tha se shifrat tregojnë një ulje të numrit të aksidenteve. Sipas tij aksidentet e ndodhura me urbanët në Tiranë, vijnë sipas gabimeve të drejtuesve të mjeteve.

“E para është siguria rrugore. Duke shërbyer dhe në Ministrinë e Brendshme prej 2017-ës është një çështje që jam marrë intensivisht dhe besoj që kam gjithë njohurinë që nga koha që ne kemi filluar të mbajmë statistika të rregullta.

Do vij pak më vonë tek ai rasti i aksidentit të autobusit në unazën e vogël të Tiranës.

Ka një përmirësim të sigurisë rrugore në të gjithë vendin, jo vetëm në Tiranë. Kjo verifikohet për fat të keq, qoftë nga numri i viktimave, qoftë nga numri i aksidenteve dhe nga numri i të plagosurve.

Kemi nisur në 2011, kur vdisnin në rrugë 378 vetë dhe ku shkaktohej një dëm prej 100 milionë dollarë sipas një studimi të Bankës Botërore dhe kemi arritur në 2022, ku në mos gaboj viktimat janë 181. Kemi një ulje të numrit të aksidenteve dhe viktimat janë pothuajse përgjysmuar. Është dhe një ulje e kosteve që paguehen vit për vit për këto aksidente.

Këto shifra përfshijnë transportin urban dhe transportin interurban, është në mënyrë proporcionale ulja. Në terma të përgjithshëm situata e sigurisë rrugore është gjithmonë në përmirësim. Në rastin e Tiranës, ju përmendët rastin e autobusit. E vërtetë që rasti i autobusit shkaktoi një shok pasi nuk është normale që të shohësh një autobus që përplas 7 makina. Verifikimet dhe ekspertiza zbuluan se shoferi pësoi një problem shëndetësor dhe nuk ishe në gjendje ta kontrollonte atë mjet. Do doja të kalojmë se çfarë bën bashkia Tiranë dhe si e ka menduar bashkia e Tiranës transportin dhe problemin e transportit. Ne besojmë shumë në Bashkinë Tiranë në atë që quhet “demokracia e rrugës”. Mendojmë se rruga u përket automjeteve, biçiklizmit, por dhe kalimtarëve. Po ta shohësh ndër vite ka ndryshuar raporti i përdorimit dhe po ta shohësh sot makinat në Tiranë kanë vetëm 20% të rrugës”, tha Hodaj.

Oraret e linjave të transporteve të miratuara:

Linja Vorë-Tiranë

Nisja 05:45 – 21:00 cdo 10 minuta

Kthimi  06:30 – 22:00 cdo 10 minuta

Linja Vorë-Prezë

Nisja 05:30 – 18:30 cdo 60 minuta

Kthimi 06:30 – 18:30 cdo 60 minuta

Linja Vorë-Gërdec

Nga ora 06:00 – 08:30 cdo 30 minuta

Nga ora 08:30 – 20:00 cdo 60 minuta

Linja Vorë-Durrës

Nisja 07:00, 09:00, 11:00, 13:00, 15:00, 17:00, 19:00, 20:00

Kthimi 08:00, 10:00, 12:00, 14:00, 16:00, 18:00, 20:20, 21:00

Linja Vorë-Marikaj

Nisja 06:00 – 20:00 cdo 30 minuta

Kthimi 07:00 – 20:00 cdo 30 minuta

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:18 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026