Zgjedhjet në Kosovë, Miftaraj: Hera e parë që Kosova përjeton demokracinë parlamentare

23 Dhjetor 2020 | 08:25

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i “Instituti i Kosovës për Drejtësi” në një intervistë për Euronews Albania tha se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë zgjidhja e duhur për rregullimin e situatës.

Vendimi që është publikuar deri më tani nga Gjykata Kushtetuese shpreh qartë se çdo kush që është i dënuar në tre vitet e fundit me një vendim të formës së prerë i kufizohet e drejta për të kandiduar në zgjedhjet e përgjithshme, sqaroi Miftaraj.

Sipas tij që nga shpallja e Pavarësisë, Kosova është duke përjetuar për herë të parë Demokracinë Parlamentare dhe ndaj ishte i mendimin se këto zgjedhje do i japin zgjidhje situatës së ngatërruar politike, në Kosovë.

“Përderisa nga viti 2008 e deri më tani kemi pasur lider të fuqishëm politik të cilët jo vetëm që kanë kontrolluar partinë e tyre por edhe partitë e tjera. Kemi pasur figura të fuqishme që mbi Kushtetutën, mbi partitë politike, mbi parimet bazë që përbëjnë një demokraci parlamentare në Kosovë kanë arritur në një farë mënyre, në mënyrë të lehtë të zgjedhin Presidentin e më pas ka munguar ajo qeverisja e bazuar në integritet,” – tha Miftaraj.

Në këndvështrimin e tij Kosova ka nevojë të ndërtojë një kulturë të re institucionale duke marrë parasysh dhe krizat e shumta që ka kaluar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026