Ministria e Punëve të Jashtme Ruse reagon për rebelimin, kërkesa për Perëndimin
24 Qershor 2023 |
17:23
Ministria e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse ka reaguar në lidhje me rebelimin e mercenarëve të Wagner të cilët pretendojnë se kanë marrë nën kontroll dy baza të rëndësishme ushtarake në kufi me Ukrainën dhe që të armatosur po marshojnë drejt Moskës.
Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme theksohet se rebelimi i Wagner ka gjetur një refuzim të fortë në shoqërinë ruse e cila mbështet fuqishëm presidentin Vladimir Putin. Në deklaratë i bëhet apel Perëndimit që të mos shfrytëzojë situatën e brendshme në Rusi për të realizuar qëllimet rusofobike.
Deklarata kryesore e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse:
- Aspiratat aventureske të komplotistëve kanë për qëllim destabilizimin e Rusisë, rebelimi shkon në favor të armiqve të jashtëm të Federatës Ruse;
- Federata Ruse do të vazhdojë kursin e saj sovran për të garantuar sigurinë e saj, për të mbrojtur vlerat e saj dhe për të forcuar autoritetin e saj në arenën ndërkombëtare;
- Tentativa për rebelim të armatosur shkakton refuzim të fortë në shoqërinë ruse, e cila e mbështet fuqishëm Putinin;
- Do të përmbushen të gjitha qëllimet dhe objektivat e operacionit special ushtarak;
- Ministria e Jashtme ruse paralajmëron Perëndimin kundër çdo aludimi për përdorimin e mundshëm të situatës së brendshme ruse për të arritur qëllimet rusofobike;
- Federata Ruse ndjen plotësisht mirëkuptimin e aleatëve për pozicionin e Moskës për të garantuar sigurinë e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje