Kongresmeni amerikan për Euronews: Serbia e ka kthyer dialogun në armë ndaj Kosovës

24 Qershor 2023 | 19:22

Dialogu i mbështetur nga BE për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është kthyer në armë dhe po përdoret si një shpatë në dëm të Kosovës, në vend që të jetë mburojë për ta mbrojtur nga Serbia, tha kongresmeni amerikan Ritchie Torres për Euroneës Albania.

Torres, anëtar i Partisë Demokratike, ka qenë një nga zërat e pakët amerikanë që kanë dalë në mbështetje të Kosovës ndërsa shtohen thirrjet për qetësimin e situatës në veri, nën kërcënimin e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

I pyetur nga gazetarja Alice Taylor për “Inside Albania” nëse BE është e aftë të udhëheqë procesin e dialogut, Torres nuk foli me bindje.

“Në vend që të vepronte si një mburojë që mbron sovranitetin e Kosovës, dialogu është bërë një shpatë që Serbia e përdor kundër Kosovës. Serbia ka arritur ta kthejë në armë procesin e dialogut për të shkelur sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Kjo është mënyra e kundërt se si duhet të funksiononte dialogu,” tha ai.

Dialogu i mbështetur nga BE mes Serbisë dhe Kosovës vijon prej më shumë se 13 vitesh, por ka dhënë pak rezultate gjatë kësaj kohe. Edhe pse janë firmosur një sërë marrëveshjesh, shumica e tyre nuk janë zbatuar kurrë në praktikë.

Torres preferon që Shtetet e Bashkuara të luajë një rol më të fortë në përpjekjen për normalizimin e marrëdhënieve, duke thënë se vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën janë pjesë e problemit.

“Kam frikë se vendet që nuk e njohin Kosovën janë pjesë e problemit, jo e zgjidhjes. Dhe këto vende duhet të bëjnë gjënë e duhur dhe të njohin pavarësinë e Kosovës,” tha ai për Euroneës Albania.

Kongresmeni tha se i duket i çuditshëm fakti që personi kyç në çështjet e politikës së jashtme dhe palët e tjera të përfshira në dialogun Kosovë-Serbi, siç janë Josep Borrell (Spanja) dhe Miroslav Lajçak (Sllovakia), vijnë nga vende që refuzojnë të njohin pavarësinë e Kosovës.

“Nëse je kosovar, ke dyshime rreth neutralitetit të procesit të dialogut, duke e ditur se ai drejtohet nga vendet që nuk e njohin Kosovën,” tha ai, duke treguar disa nga arsyet pse qytetarët e Kosovës mund të kenë filluar të humbasin besimin në proces.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministren franceze, Marina Ferrari, në kuadër të International Meetings on...
11:24 | 02/07/2026

Gjykata e Hagës cakton datën e vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka caktuar datën për shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj Prokurorit të Specializuar kundër...
18:51 | 01/07/2026

PZAP-ja rrëzon 5 ankesa për zgjedhjet në Kosovë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka rrëzuar të gjitha ankesat e dërguara në këtë organ, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja. Dy...
16:34 | 01/07/2026