Sveçla: Po veprojmë sipas ligjit, nuk mund të zmbrapsemi para kriminelëve

24 Qershor 2023 | 14:58

Ai ka thënë se do t’i kërkojë Qeverisë së Kosovës që organizatat, Mbrojtja Civile dhe Severna Brigada, të shpallen organizata terroriste, në mënyrë që autoritetet e Kosovës t’i luftojnë ato në mënyrë më efikase.

Ai ka thënë se pjesëtarë të komunitetit serb, të arrestuar javëve të fundit në Kosovë, janë “kriminelë që në të kaluarën janë toleruar dhe amnistuar”.

Në mesin e të arrestuarve nga radhët e komunitetit serb janë: Dushan Obrenoviq, Millun Millenkoviç-Llune, Dalibor Spasiç, Urosh Vukasinoviç, Nemanja Vlashkoviç, Millan Bozhoviç dhe Sllagjan Trajkoviç.

Sipas autoriteteve të Kosovës, ata janë arrestuar për veprime kundër rendit kushtetues, si dhe për sulme ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe gazetarëve, gjatë raportimeve në veri të vendit.

Në një konferencë për media me gazetarë nga Mitrovica e Jugut, Sveçla ka thënë se Kosova nuk do të zmbrapset ndaj kriminelëve.

“Sundimi i ligjit për ne është prioritet. Ne po veprojmë sipas ligjit. Të gjitha këto veprime policore, arrestime që po bëhen, dëshmojnë se ne nuk mund të zmbrapsemi mbrapa kriminelëve, dhe qëndrojmë të angazhuar për zbardhjen e të gjitha sulmeve dhe ruajtjen e të gjithë qytetarëve, pa dallim”.

Duke e komentuar operacionin e Kosovës në veri më 23 qershor, ku është konfiskuar një makinë me targa të Beogradit, me armatim dhe pajisje shpërthyese, Sveçla ka thënë Policia e Kosovës dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë e kanë parandaluar një sulm terrorist.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026