A po krijohet një pol i tretë në PD? Ja si përgjigjet Gazment Bardhi
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi mohoi që me qëndrimin e tij kundër disa vendimeve të kryesisë po tenton krijimin e një poli të tretë në PD.
Në një intervistë për Euronews Albania, Bardhi u shpreh se qëndrimi i tij dhe pjesës më të madhe të grupit parlamentar të PD lidhet me nevojën që partia të riorganizohet duke nisur nga baza.
“Bëhet fjalë për atë se si unë dhe pjesa më e madhe e kolegëve brenda grupit duan ta shohin PD. Nuk kemi kundërshtuar riorganizimin e PD, madje e kemi quajtur emergjencë edhe pse qëndrimi ynë u keqinterpretua dhe u tha sikur ne donim të zgjasnim procesin. Qëndrimi ynë ishte që partia vazhdon të jetë e ndarë në dy pjesë, ndaj në konceptin tonë partia ka nevojë për një rindërtim duke nisur nga qeliza, që është baza”, tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Alibeaj i përgjigjet Bardhit: Këshilli Kombëtar ka kuorum, ja sa anëtarë kanë ikur
- “Grupi i Bardhit” kundërshton mbledhjen e Këshillit Kombëtar: Duke nisur nga sot…
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 12:31 Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq