Zbardhen bisedimet sekrete, kush ëshë personi që bindi Prigozhin të tërhiqej

24 Qershor 2023 | 20:17

Udhëheqësi bjellorus, Alexander Lukashenko ka zhvilluar bisedime me kreun e grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, gjatë të cilave Prigozhin ra dakord të ndalojë trupat e tij dhe të “shtensionojë situatën”.

Kanali i lajmeve Rossiya 24, ka bërë me dije se ka qenë udhëheqësi bjellorus, Alexander Lukashenko, ai i cili ka zhvilluar bisedime me kreun e grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, gjatë të cilave ky i fundit ka rënë dakord të ndalojë trupat e tij të avancojnë drejt Moskës.

“Prigozhin pranoi propozimin e Lukashenkos për të ndaluar lëvizjen e Wagner në territorin rus dhe për të ndërmarrë hapat e mëtejshëm për të de-eskalua tensionin,” tha Rossiya 24, duke cituar shërbimin për shtyp të Lukashenkos.

Sipas mediave ruse ishte “e mundur të ishte gjetur një variant i pranueshëm për të shmangur gjakderdhjen duke dhënë garanci për sigurinë e mercenarëve të Wagner”.

Rossiya 24 tha gjithashtu se bisedimet e kryera ishin bërë me dakordësinë e presidentit Vladimir Putin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026