Kardinali Ernest Troshan Simoni uron Krishtlindjet me lutjet për zhdukjen e pandemisë
Shkëlqesia e tij, Kardinali Ernest Troshan Simoni, uroi me rastin e Krishtlindjes të gjithë besimtarët katolikë duke u lutur që pandemia e COVID-19 të ndalet dhe të sëmurët prej saj të gjejnë lehtësim.
“O Zot lëshoje dorën tënde të madhërishme, bekoje gjithë botën dhe gjithë popujt, zhdukja të gjitha tmerret që i ka kapur prej sëmundjes së pandemisë […] në këtë festë të madhe dhe të gëzueshme të shpresës dhe jetës ju uroj të gjithëve Krishtlindjet,” – u shpreh kardinali Ernest Simoni Troshani.
Troshani, 92 vjeç, u emërua kardinal në vitin 2016 nga Papa Françesku. Në vitin 1963 ai u dënua me 25 burg nga diktatura për shkak të besimit.
Urimet për këto Krishtlindje Troshani i drejtoi nga rezidenca e Katedrales së Firences përmes një videoje të përgatitur nga gazetari i njohur Ferdinand Samarxhi.
Në Shqipëri mesha e Krishtlindjeve do të mbahet në orën 18:00, besimtarët katolikë dhe ortodoksë do të festojne në kushte të pazakonta, Imzot George Frendo dha gjithashtu një mesazh në Euronews Albania.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta