Abazoviç lavde Erdoganit: I vetmi që ul tensionet mes Kurtit e Vuçiç

26 Qershor 2023 | 10:46

Turqia është bërë një “vend kyç” në Ballkanin Perëndimor dhe roli i saj ndërmjetësues midis Serbisë dhe Kosovës është shumë i rëndësishëm, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

“Presidenti Erdogan është një lider që mund të bindë palët e tensionuara në Ballkan që të vijnë në tryezë dhe të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme për problemet në rajon. Unë mendoj se roli ndërmjetësues i Turqisë në tensionet midis Serbisë dhe Kosovës është shumë i rëndësishëm”, tha Abazoviç për Anadolu në kuadër të Forumit Rinor të Bashkëpunimit Islam në Istanbul.

Si një “superfuqi”, Turqia mban marrëdhënie miqësore me gjithë botën, tha ai, duke shtuar se të gjithë hapat që do të ndërmarrë Turqia në diplomacinë globale janë të vlefshme si për vendet e rajonit, ashtu edhe për Ballkanin.

“Shpresoj se presidenti Erdogan do të përfshihet më shumë në problemet në Ballkan. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, shtoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026