Eksportet kushtuan 4.6 mld euro, mbi 80% e blerjeve nga sektori i industrisë

27 Qershor 2023 | 16:48

Eksportet e mallrave arritën në 487 miliardë lekë, ose 4.6 mld euro, duke u rritur 32 % krahasuar me vitin 2021. Ndërkohë edhe importet kanë pësuar rritje më të ulët 19%, duke arritur në total 950 miliardë lekë, ose 8.9 mld euro.

Sipas strukturës së biznesit dhe shit-blerjeve në tregjet e huaja, në ndërmarrjet eksportuese mbizotërojnë ato që operojnë në sektorin e industrisë.  Pesha e eksporteve të kryera nga këto ndërmarrje ishte 81%, me rritje 28%, krahasuar me vitin 2021. Ndërmarrjet e mëdha zënë 40% të vlerës së eksporteve të këtyre ndërmarrjeve, duke u rritur me 21 %.

Ndërsa, vlerën më të madhe të importeve e kanë ndërmarrjet që operojnë në sektorin e tregtisë. Në vitin 2022, pesha e këtyre ndërmarrjeve është 56 %.

Vitin e kaluar, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme zunë 90% të vlerës së importeve të ndërmarrjeve që operojnë në sektorin e tregtisë, duke u rritur me 19.0 %, krahasuar me vitin 2021.

Të dhënat e plota për tregtinë e jashtme për vitin 2022 janë publikuar nga Instituti i Statistikave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026