Muhamed Ali refuzoi të kryente shërbimin ushtarak, gjykata vendosi në favor të tij

28 Qershor 2023 | 07:18

Gjykata e Lartë amerikane më 28 qershor të vitit 1971, shfuqizoi dënimin e ish-kampionit të boksit për peshat e rënda, Muhamed Ali, i cili kishte refuzuar të rekrutohej në ushtri.

Në vendimin e njëzëshëm të Gjykatës së Lartë thuhej se Muhamed Ali, i njohur me emrin Kasius Klei, ishte rekrutuar pa të drejtë. Dhe kjo sepse agjencia që merrej me rekrutimet, kishte kundërshtuar pa asnjë shpjegim kërkesën e tij.

Muhamed Ali ishte dënuar me 5 vjet burgim, por ishte liruar me kusht gjatë procesit të apeleve. Atij ia hoqën titullin e kamponit dhe licenca për t’u ndeshur në boks iu anulua nga një numër shtetesh. Por zyrtarët e boksit e kishin lejuar atë t’i kthehej sportit dhe kështu ai filloi të korrte sukses në tetor të vitit 1970, 8 muaj para se gjykata e lartë të merrte vendimin.

Megjithë ndërprerjen e karrierës, Muhamed Ali përsëri ia arriti të dilte në krye. Më 1974, në moshën 32 vjeçare, Muhamed Ali fitoi përsëri titullin kampion në peshat e rënda duke mundur George Foremanin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse

Një koalicion prej nëntë shtetesh anëtare të BE-së, plus Islanda dhe Norvegjia, po rrit presionin për të shtrënguar kushtet e vizave për turistët rusë ndërsa...
17:24 | 04/06/2026

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave

Bitcoin ka shënuar një rënie të fortë, duke prekur nivelin më të ulët që nga shkurti dhe duke humbur më shumë se 25% të vlerës...
17:21 | 04/06/2026

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026