505 mijë kontrata sigurimi, 2.7 mld lekë dëme janë paguar në janar-maj
Dëmet e paguara për sigurimin e makinave, pronave dhe shëndetit arritën në 2.7 mld lekë në 5 mujorin e parë, me ulje në krahasim me vitin e kaluar. Ndërkohë, tregu i sigurimeve është zgjeruar me 15% këtë periudhë.
Gjatë muajit janar-maj 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,7 miliardë lekë, ose 0.3 % më pak se 5-mujorin e parë të vitit 2022.
Kjo ka ardhur kryesisht për shkak të efektit të sigurimit të pronës, si pasojë e përfundimit të pagesave të dëmeve të ngjarjeve të tërmetit të vitit 2019. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara në këtë periudhë, i përkasin tregut të makinave, në vlerën 1.9 mld lekë.
Në raportin që shfaq Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, shihet se vlera e aseteve nga siguracionet arriti në rreth 8.9 miliardë lekë. Sipas dokumentit, gjatë periudhës janar-maj, numri i kontratave të lidhura arriti në 505 000 me rritje 13 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur u lidhën 445 mijë të tilla.
AMF vlerëson se tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e i makinave dhe pronave, të cilat sollën 92 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, kundrejt 8% që kapin policat për sigurimin jetës
Sigurimi vullnetar zë 46.5 % dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 53.5 % të totalit të tregut.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë