Mutacioni i COVID-19, mjeku Ilir Tolaj thotë me bindje: S’ka arsye për t’u shqetësuar
Në një intervistë për Euronews Albania, mjeku Ilir Tolaj tha se qytetarët nuk duhet të shqetësohen për lajmet në lidhje me mutacionin e koronavirusit, pasi deri më tani nuk ka të dhëna që tregojnë se ai ka sjellje të ndryshme nga virusi i mëparshëm përveç aftësisë më të madhe ngjitëse. Për këtë ai tha se vaksina, i njëjti protokoll trajtimi dhe imuniteti i atyre që e kanë kaluar më parë COVID-19 mund ta përballojnë edhe variantin e ri.
“Në literaturën mjekësore për karakteristikat e virusit ka publikime të vazhdueshme dhe ndonjëherë ndonjë informatë duket më interesante dhe merret nga mediat duke e bërë si informacion kyç në opinion dhe përmes rrjeteve sociale më pas përhapet gjithandej, ky lloj selektimi i disa informacioneve, të cilat për shkencën kanë rëndësi, por që në fakt në ecurinë praktike të pandemisë nuk po tregohet se ka ndonjë ndryshim, bëjnë që edhe autoritete të ndryshme të prirura nga presioni, ndonjëherë edhe paniku, të ndërmarrin më pas masa që janë jo të arsyeshme dhe të pa-nevojshme,” – tha mjeku Tolaj duke nënkuptuar se lajmi ka nxitur frikë te qytetarët.
“Duhet thënë që ‘Po!’ ekziston një variant i ri, ato ndryshime që ka përjetuar në strukturë janë diçka më të shumta se mijëra mutacione që kanë ndodhur deri më tani te virusi shkaktar i COVID-19, duhet ta përmendim edhe faktin se virusi origjinal që e shkaktoi pandeminë në Wuhan (Kinë) nuk ekziston më, është zhdukur nga qarkullimi… ky virus [me variant të ri] në kushte laboratorike ka treguar aftësi më të madhe për infektuar qelizat indore, por kjo nuk është vërtetuar në praktikë dhe nuk dihet se si do të përkthehen këto të dhëna në praktikë. Duke qenë se ky virus në juglindje të Britanisë ky virus është prezent që prej shtatorit, atëherë nuk është vërejtur asnjë ndryshim, as në aspektin e rasteve, përkeqësimin e situatës në krahasim me një periudhë të mëhershme dhe nuk është parë ndryshim në shtimin e rasteve të vdekjeve,” – u shpreh mjeku.
“E them me plot bindje, nuk ka arsye për asnjë shqetësim në lidhje me këtë variant të ri të virusit, të njëjtat masa që kanë vlejtur më herët vlejnë edhe tani, i njëjti protokoll trajtimi vlen edhe tani dhe më e rëndësishmja ata që e kanë kaluar më herët COVID-19 do të jenë të mbrojtur ndaj këtij varianti të ri dhe gjithashtu ata që do të vaksinohen nga vaksinat e miratuara deri më tani do të jenë të mbrojtur nga ky variant i virusit,” – tha më tej mjeku nga Kosova.
Duke analizuar situatën në Kosovë dhe Shqipëri, mjeku Tolaj tha se në përgjithësi ecuria e pandemisë në dy vendet përkatëse ka qenë më e lehtë se në vende të tjera. Për këtë ai përmendi si faktorë kryesor më shumë moshën e popullsisë se sa masat e ndërmarra.
“Mendoj se Kosova… me siguri dhe Shqipëria, kanë një specifikë të ecurisë së pandemisë, pandemia në këto dy vende ka pasur një ecuri më e lehtë kjo jo si pasojë e masave të ndërmarra, të jemi realist, masat as në Shqipëri as në Kosovë nuk janë respektuar sa duhet, por më tepër duke iu falënderuar disa faktorëve të tjerë mes tyre mosha e re e popullatës, e cila e ka bërë të veten. Kur grumbullohen këto faktorë si mosha dhe sigurisht edhe masat kufizuese atëherë mund të themi se kemi pasur një efekt pozitiv në mbarëvajtjen e pandemisë,” – u shpreh mjeku Tolaj duke thënë se këto faktorë kanë bërë që të kenë pasur jo shumë raste vdekjesh.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal