Momente festive, fëmijët shprehin dëshirat për Babagjyshin dhe urojnë Krishtlindjen

24 Dhjetor 2020 | 16:49

Të veshur me ngjyrat e Babagjyshit, fëmijët e kopshteve kanë nisur festën tradicionale të fundvitit. Mes këngësh, vallesh dhe lojërash vogëlushët gëzojnë me njëri tjetrin ardhjen e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Dy motrat Dea dhe Rida bashkë me krishtlindjen ndryshe nga bashkëmoshatarët e tjerë presin të festojnë edhe ditëlindjen.

“Na ka lindur mami binjake dhe Zoti ka vendosur ta kemi me 25 datën e lindjes”, tha njëra prej binjakeve. 

“Unë i kam kërkuar një kukull Borëbardha, një fustan si Borëbardha, një libër si Borëbardha dhe një pelerinë si Borëbardha”, theksoi një tjetër fëmijë.

Ashtu si çdo vit edhe fëmijët e tjerë ia kanë shkruar letrën Babagjyshit duke i shprehur disa dëshira.

“I kam shkruar letrën Babagjyshit dhe i kam kërkuar një kukull ‘Barbie”, u shpreh një tjetër fëmijë.

Ndonëse jashtë flitet aq shumë për pandeminë covid-19, edukatorja e fëmijëve tregon se brenda kopshtit ata mundohen të harrojnë stresin e kësaj periudhe. por shpesh mungesa e përqafimeve ua rikujton coronavirusin.

“Ne jemi munduar që fëmijët t’i mbajmë larg këtij stresi. E kemi kaluar me anë të lojërave dhe shpresojmë të kalojmë sa më shpejt”, tha edukatorja e kopshtit nr.34 në Tiranë, Majlinda Gjinollari.

E ndërsa festojnë dhe gëzojnë mes tyre, nuk ka sesi të mungojnë urimet e ndjera të vogëlushëve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026